Flash News

KRYESORE

Zgjedhje të pjesshme dhe diplomaci të kontestuar, çfarë ndodhi në politikën shqiptare këtë javë?

Zgjedhje të pjesshme dhe diplomaci të kontestuar, çfarë

Gjatë javës politike që lamë pas, skena politike u karakterizua nga tensione të shumta, përplasje mes palëve dhe zhvillime të rëndësishme institucionale.

Në planin elektoral, qeveria zyrtarizoi vakancën në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt, ndërsa presidenti Bajram Begaj dekretoi 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë kryeqytetin. Ky vendim u prit me reagime të ashpra nga opozita. 

Partia Demokratike vijon negociatat për kandidatin e saj. Në arenën ndërkombëtare, kryeministri Rama mori pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, ku një deklaratë ironike ndaj presidentit amerikan Donald Trump – pas ngatërrimit të Shqipërisë me Azerbajxhanin – e vendosi Shqipërinë në qendër të vëmendjes, por jo për arsye diplomatike. Kjo ngjarje u komentua gjerësisht si një moment i papërshtatshëm për imazhin ndërkombëtar të vendit.

Ja disa prej tyre: 

Miratimi i kalendarit parlamentar për periudhën 29 shtator – 7 nëntor u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Opozita kundërshtoi futjen e 17 projektligjeve pa konsensus.PD kërkoi interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për akuzat mbi takime të dyshimta në Aruba

Zgjedhje të pjesshme dhe diplomaci të kontestuar, çfarë

Qeveria dërgoi në KQZ njoftimin për vakancën në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt më 25 shtator.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita. Sali Berisha e quajti presidentin “kukull të Ramës” dhe paralajmëroi bojkot.

Zgjedhje të pjesshme dhe diplomaci të kontestuar, çfarë

PD vazhdon ende negociatat edhe me partitë e tjera opozitare pasi ende nuk ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë. 

Edhe Kryesia e PD-së (më 4 tetor) diskutoi për kandidatin, por pa rezultuar me vendim përfundimtar.

Zgjedhje të pjesshme dhe diplomaci të kontestuar, çfarë
Kryeministri Rama mobilizoi strukturat e PS për të mbështetur kandidaturën e Ogerta Manastirliut në Tiranë.

Zgjedhje të pjesshme dhe diplomaci të kontestuar, çfarë

Në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, kryeministri Edi Rama u shpreh ironikisht ndaj Trump, pasi ky i fundit ngaterroi Shqipërinë dhe Azerbajxhanin. Ironia e Ramës me Trump vendosi Shqipërinë në qendër të talljes dhe jo të diplomacisë.

Zgjedhje të pjesshme dhe diplomaci të kontestuar, çfarë

Të fundit