Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 11 Majit sipas Marta Kos: Të lira dhe të ndershme... me pak ndihmë nga patronazhistët

Zgjedhjet e 11 Majit sipas Marta Kos: Të lira dhe të ndershme... me

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit vuri në dukje keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga ana e Partisë Socialiste, shkelje të rënda nga kryeministri tek punonjësit e administratësh që u angazhuan në fushatën zgjedhore.

Votuesit u vendosën përballë një rrjeti të mirëorganizuar patronazhistësh, sidomos punonjësve të administratës, që u kërcënuan me vendin e punës ose iu premtua një i tillë në këmbim të votës.

Mirëpo, këto gjetje të pasqyruara në raportin final të OSBE/ODIHR për 11 Majin, nuk janë të lexueshme nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Kos, nga konferenca e përbashkët me Ramën në Tiranë, u pyet pikëërsisht për raportin e ODIHR. Nga përdorimi i administratë, burimeve publike dhe patronazhistët, gazetarja kërkoi që Kos të shprehej mbi problematikat e gjetura dhe të adresuara nga ODIHR në raport. Mirëpo, Marta Kos habiti me deklaratën e saj.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian”, u shpreh Kos.

Sipas raportit të ODIHR “vija ndarëse mes shtetit dhe partisë mbeti e paqartë”, në kundërshtim me angazhimet e dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së.

Po ashtu referuar patronazhistëve, raporti i ODIHR thekson: "Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë."

Pavarësisht gjetjeve të raportit ODIHR që flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe patronazhistë të mobilizuar, Marta Kos duket se ka një “sy tjetër” mbi realitetin e zgjedhjeve. Sipas saj, gjithçka ka qenë “e lirë dhe e ndershme”, ndërsa sugjerimet për përmirësim i konsideron si një bonus miqësor për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.

Të fundit