Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Hungari treguan se vota e ndëshkon korrupsionin, po në Shqipëri?

Zgjedhjet në Hungari treguan se vota e ndëshkon korrupsionin, po

Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Hungary, ku Viktor Orbán humbi pushtetin pas 16 vitesh, po konsiderohet si një ndër rastet më domethënëse në Europë për mënyrën se si vota mund të ndëshkojë një sistem të konsoliduar pushteti.

Por përtej rezultatit, janë arsyet arto që çuan në këtë përmbysje dhe që e bëjnë rastin hungarez të krahasueshëm me realitete si Shqipëria.

Skandalet

Për më shumë se një dekadë, kryeministri Orbán dhe partia e tij Fidesz ndërtuan një model pushteti thuajse hermetik. Ata morën kontrollin e medias publike dhe private, ndryshuan sistemin zgjedhor në favorin e tyre dhe vendosën njerëz besnikë në krye të institucioneve kyçe, duke krijuar një strukturë që dukej e pamundur për t’u sfiduar.

Në fillim të vitit 2024, një skandal tronditi themelet e këtij sistemi. Presidentja Katalin Novák, një aleate e ngushtë e Orbán, dha dorëheqjen pasi u zbulua se kishte falur një zyrtar të dënuar për fshehjen e abuzimeve seksuale me fëmijë.

Së bashku me të, u largua edhe ministrja e Drejtësisë, Judit Varga. Kjo ngjarje theu imazhin e integritetit moral të Fidesz dhe krijoi një krizë të thellë besimi.

Në këtë vakum politik doli në skenë Péter Magyar, ish-bashkëshorti i Vargës . Duke denoncuar publikisht korrupsionin dhe kapjen e shtetit, ai u shndërrua brenda pak javësh në zërin kryesor të opozitës. Dalja e tij u pasua nga protesta masive në Budapest, duke kanalizuar një pakënaqësi të gjerë popullore.

Rezultatet e zgjedhjeve europiane të qershorit ishin domethënëse. Partia Fidesz e Orbán arriti rezultatin e saj më të dobët në dy dekada, duke rënë në rreth 44% të votave. Ndërkohë, partia e re e Magyar, Tisza, arriti një sukses spektakolar duke u bërë forca e dytë më e madhe politike në vend.  

Ngjashmëria me Shqipërinë

Kjo dinamikë është tejet domethënëse për Shqipërinë, ku debati për korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale është i kryefjalë e akuzave ndaj qeverisë Rama.

Megjithatë, ndryshimi thelbësor qëndron tek reagimi ku në Hungari një skandal u shndërrua në mobilizim masiv rreth një alternative të re. 

Rasti hungarez tregon se vota mund të jetë një armë e fuqishme ndëshkimi, por vetëm kur kombinohet me një mobilizim të gjerë qytetar.

 Sepse pas 16 vitesh, rrëzimi i Orbán nuk ishte thjesht një rotacion politik, por një sinjal se edhe pushtetet më të forta nuk janë të paprekshme./Politiko/

Të fundit