All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, i rastësishëm apo skenar për lirimin e trojeve ndërtimore?

All - Paragraf - 1

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, i

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji pasditen e sotme në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik në zonë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.

Megjithëse shkaqet zyrtare të zjarrit mbeten ende të paqarta, ngjarja ka ngritur pikëpyetje dhe dyshime.

Në rrjetet sociale, komentuesit hedhin idenë se zjarri mund të mos ketë qenë aksidental, por i qëllimshëm, duke aluduar për interesa të fshehura që lidhen me lirimin e trojeve për projekte ndërtimi.

Tregu i rrobave të përdorura ka qenë prej vitesh një hapësirë jetike për dhjetëra familje që sigurojnë të ardhurat e tyre nga ky aktivitet, ndërsa zona ku ndodhet konsiderohet me interes të lartë urbanistik. Kjo ka ushqyer më tej dyshimet se djegia e magazinave mund të shërbejë si një mënyrë për të zhdukur aktivitetin tregtar dhe për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja ndërtimore.

Dyshimet për zjarr të qëllimshëm janë forcuar edhe nga precedentë të mëparshëm. Një rast i ngjashëm u regjistrua edhe në zonën e Sarajeve, ku disa objekte u dogjën dhe më pas u ngritën dyshime serioze se zjarri ishte i qëllimshëm, me synim pastrimin e zonës për zhvillime ndërtimore. Edhe pse hetimet për atë rast nuk sollën një përfundim të qartë për publikun, ngjarja mbetet ende në kujtesën e qytetarëve si një shembull që ushqen mosbesimin ndaj rasteve të tilla.

 

Të fundit