Flash News

KRYESORE

Kryetarët e degëve sjellin 'terrenin' në zyrën e Bashës: Ja faktet dhe çfarë ndikoi në rezultat. Na siguro votën e lirë!

Kryetarët e degëve sjellin 'terrenin' në zyrën e

Politiko.al ka siguruar një pjesë të bisedës së zhvilluar mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me krerët e degëve. Takimi është përqendruar në dy linja: vjedhjes së votave dhe intimidimit të qytetarëve gjatë zgjedhjeve të fundit, si dhe kritikat për anëtarët e kryesisë e të tjerë, që 'nuk janë parë në fushatë dhe tani bëjnë analiza'. Andrea Mano, kryetari i degës së Korçës, ka thënë se nuk është e vërtetë se 200 mijë votat e munguara janë demokrate. Sipas tij, ata janë qytetarë që votonin PD dhe janë tërhequr të frikësuar nga presioni qeveritar. Ai i ka kërkuar Bashës që të marrë që sot përgjegjësitë për mbrojtjen e votës së lirë, dhe jo të presim deri para zgjedhjeve. Basha u ka thënë kryetarëve të degëve të jenë kujdestarë të procesit të konsultimit, sepse 'ua kemi borxh antarëve'.

Pjesë të bisedës:

Andrea Mano:  PD ka dy sfida besimi. E para, t'i kthejë besimin njerëzve që është alternativë e suksesshme dhe që e meriton dhe do ta fitojë pushtetin. Dhe, e dyta t'i kthejë besimin njerëzve se do të sigurojë me çdo mënyrë ndalimin e shitblerjes së votës.

Myslymi Murrizi: Kryetar, nuk di pse i mban këta anëtarë kryesie. I ke zgjedhur për balanca, por pjesa më e madhe e tyre nuk njohin as njëri-tjetrin, jo më t'i njohin demokratët. Shumë nga ata kanë qenë drejtorë që kanë pasur pjesë në zullumet e pushtetit të PD në 2009-13. Ky rezultat është vijim i rënies së lire që filloi në 2013. Janë njerëzit e atij pushteti që nuk i japin shpresë demokratëve.

Andrea Mano (kryetar i Korçës): Kryetar, analizën ne duhet ta bëjmë për vete, jo për t'iu përgjigjur atyre që na komunikojnë nga Facebook.

Lulzim Basha: Kërkoj nga kryetarët që të jenë kujdestarë të këtij procesi konsultimi, të sigurojnë që çdo zë të dëgjohet. Këtë konsultim ua kemi borxh antarëve.

Andrea Mano: Me lista më të mira vetëm mund të kishim rezultat më të mirë, por nuk mund të ndalej blerja.

Luan Baçi (kryetar i Fierit): Kryetar, të deleguarit që do shkojnë në terren të jenë njerëz që njohin terrenin dhe strukturat.  

Andrea Mano: Kryetar, është përgjegjësia jote të drejtosh përpjekjet për të garantuar votimin e lirë sot, jo kur të afrohen zgjedhjet. Eshtë përgjegjësia jote të japësh modelin se si respektohen ata që punojnë, dhe të mbajne vendin ku u takon atyre që nuk punojnë, por shfaqen kur mbaron beteja.

Bledi Himçi (sekretar i Elbasanit): Kandidaturat e panjohura ishin pengesë. Javët e para na u desh t'i prezantonim me PD se nuk njiheshin.

Andrea Mano: Vetëm në një lagje në Korçë kishin marrë 280 karta identiteti. Di raste kur janë paguar deri në një milion lekë në një familje. Ata që na votuan janë PD. 200 mijë votat që thuhet se mungojnë nuk janë vota demokratësh, janë vota qytetarësh që kanë votuar PD. Presioni i largoi nga ne. Ne duhet t'u heqim së pari presionin e blerjes dhe administratës e pastaj t'u fitojmë votën.

Bledi Himçi: Në Elbasan u hodhën para nga tre palët, PS, LSI , PDIU. Madje ndanë dhe zonat mes tyre që mos përplaseshin.

Shumica e kryetarëve i kërkuan Bashës që të jetë i vendosur për të mbajtur qëndrime ndaj atyre që nuk punuan në fushatë dhe sot bëjnë analiza.

Të fundit