Flash News

KRYESORE

“Kryetarët e partive e ndjejnë veten zot”/ Topollaj në emër të BD propozon zgjidhjen për sistemin zgjedhor

“Kryetarët e partive e ndjejnë veten zot”/ Topollaj

Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike, tha në A2 se sistemi zgjedhor në Shqipëri është problematik. Ai theksoi se popullit po i hiqen e drejta për tu përfaqësuar, pasi vetë kryetarët e partive e shohin veten si zotër. Duke folur në emër të Bindjes Demokratike, Topollaj tha se  partia ku ai bën pjesë propozon një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura.

“Ajo që është propozuar nga ekspertët e mazhorancës është vetëm reformimi i administrimit zgjedhor, sa i përket faktit që të mos kemi komisionerë partiakë. Ky është një lloj rekomandimi i ardhur nga ODIHR, por nuk mjafton.

Sistemi që kemi sot është më problematiku, i cili i bën kryetarët e partive zotër duke i hequr të drejtën popullit të zgjedhë të përfaqësuarit e vet.

Ne propozojmë një proporcional kombëtar me lista të hapura. Të bëhet me lista të hapura që forca t’i kalojë popullit nëpërmjet votës së tij”, tha Topollaj.

Të fundit