Flash News

KRYESORE

"Kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit", Kryemadhi: PO listave të hapura 100%

"Kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit",

Pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur pro hapjes 100% të listave.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”,  Kryemadhi ka theksuar se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.

“PO listave të hapura 100%.

Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!

Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve ”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit