Flash News

KRYESORE

Kryetari Basha takon biznesin e vogël në Tiranë: Asnjë taksidar nuk do të hyjë më në dyqanet tuaja

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar bizneset e vogla sot në Tiranë. Ai u ka premtuar se të gjitha bizneset me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të hiqen nga TVSH.

“Do të keni vetëm një tatim, 0.5% e xhiros vjetore dhe gjithçka tjetër do të anulohet.  Taksat e bashkisë janë 7 dhe 10 fushuar më shumë se para tre vjetësh”, shprehet kryedemokrati.

Ndërsa një tregtar është shprehur se për të rrjepur sa më shumë taksa, i kanë vënë dhe tabelës.

Basha i ka siguruar qytetarët më tej, se PD do të heqë taksat e shpikura

“Kanë shpikur taksë pas takse, taksë arsimi, e taksë e asaj... Do të keni pullën në vitrinë. Tatimin prej 0.5% në vit do të shkojë për financimin e pushtetit vendor jo qeverisjes vendore dhe asnjë inspektor nuk do të ketë të drejtë të hyjë në biznesin tënd.

Do të heqim taksën Rama mbi karburantin 300 lek. Do të ulim çmimin e energjinë për biznesin, veprimtarinë prodhuese dhe qytetarët. Me këto taksa e tarifa këta kanë vjedhur 2 miliard euro më shumë”.

Më tej, banorët janë shprehur se nëse do realizohet plan ii PD do jenë shumë të kënaqur.

Nëse do të realizohet plani i PD, do të jemi shumë të kënaqur.

“Biznesi i vogël shihet nga qeveria si kriminel. Serbia ka për 32 zanate e ka çuar zero taksën. Ku do e marrë kasën këpucari, 400 euro nuk i mbledh me 500 lekësha”, u shpreh një banor.

Të fundit