Flash News

KRYESORE

Kryetari i bashkisë së Kukësit: Nuk shkoj në takim me Ramën pa u liruar të arrestuarit

Kryetari i bashkisë së Kukësit: Nuk shkoj në takim me

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, në një dalje për mediat, i ka bërë thirrje qeverisë të lirojë menjëherë të ndaluarit duke e cilësuar këtë kërkesë si të panegociueshme. Shehu u shpreh gjithashtu se nuk shkon në takim me kryeministrin nëse nuk lirohen të ndaluarit.

“Unë nuk shkoj në takim me kryeministrin nëse nuk lirohen protestuesit”, tha Shehu.

Ai kërkoi gjithashtu heqjen e rrethimit të policisë nga qyteti.

“Të heq rrethimin policor dhe terror ndaj qytetarëve. Nevojitet dialog.

Jam në krah të qytetarëve. Policia të vlerësojë me maturi situatën. Transparencë të plotë për situatën. Lirim të menjëhershëm të qytetarëve të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit dhe kjo kërkesë është e panegociueshme. Qeveria të reflektojë, të bëjë detyrën”, është shprehur kryebashkiaku.

Të fundit