Flash News

KRYESORE

Kryetari i Forumit për Aljazeera/ “Nuk mund të shkohet në zgjedhje me një parlament të inkriminuar. Rama në pushtet nga njerëz me rekorde kriminale”

Kryetari i Forumit për Aljazeera/ “Nuk mund të shkohet në

Në edicionin special për situatën politike në Shqipëri, prestigjiozja Aljazeera ka prekur një nga çështjet më delikate, siç është ajo e zgjedhjeve të 2017, pjesë e përgjimeve të gazetës gjermane BILD.

Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, gazetaret e Aljazeera kishin në linjë direkte kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dhe gazetarin e pavarur, Vincent Trieste.

Gjithashtu, në këtë intervistë u fol edhe për arsyen e mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Intervista e zbardhur mes Aljazeera, Belind Këlliçit dhe Vincent Trieste

Gazetarja: Belind këto ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2017, pse dy vite më vonë ti thua se nuk do të marrim pjesë në zgjedhje vendore të cilat janë në 30 Qershor ?

Belind Këlliçi: Nuk është se nuk do të marrim pjesë dhe vendosëm dy vite më vonë, ne i kemi denoncuar zgjedhjet e përgjithshme të  2017- ës , të organizuara nga kjo qeveri në 2017- ën dhe në fakt skandali më i madh daton në fakt në 2016-ën dhe ky është fokusi kryesor i gazetës gjermane BILD nëse i keni parë përgjimet e dy javëve të fundit të cilat tregojnë një skemë të qartë të blerjes së votave duke përfshirë këtu Kryeministrin, Ministrin e Energjisë, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputetë si dhe oficerë të lartë, ishin të përfshirë në këtë skemë të qartë të blerjes së votës, në zgjedhjet e zhvilluara në rajonin verior të Shqipërisë në Dibër. Ne e kemi denoncuar këtë skandal në vitin 2016. Këto janë fakte, nuk janë akuza të ngritura nga opozita. Ne i kemi denoncuar këto çështje dhe fakte, në 2016 dhe asgjë nuk ndodhi nga zyra e prokurorit dhe arritëm në një protestë 90 ditore të mbajtur në 2017. Më pas vendosëm të kishim një marrëveshje me Partinë Socialiste, dhe me Kryeministrin e Partisë Socialiste Edi Rama në të mirën e vendit, në të mirën e integrimit të vendit, të mbanim zgjedhjet në 2017 me një kërkesë kryesore nga ana jonë – Qeveria mos të shiste dhe blinte vota, mos të prekte zgjedhjet.

Ajo çka ndodhi ishte se OSCE/OHDIR në 2017 deklaroi rezultatet e një sondazhi i cili ishte i financuar nga zyrat e delegacionit të EU në Shqipëri që të paktën 20% e votuesëve në Shqipëri kanë shitur votën, që do të thotë se 20% e mandateve në parlament të cilat erdhën nga zgjedhjet e 2017 ishin false dhe ishin të blera.

Vincent Trieste: Kam një problem me opozitën, ata e kanë krahasuar Kryeministrin disa herë si Maduro, diktatori i Venezuelës, sipas tyre Edi Rama është Maduro i Shqipërisë, por nga ana tjetër vënë re se Parlamenti në Venezuelë është akoma aktiv, ata ende po shfrytëzojnë mjetet demokratike, ata ende janë duke bërë ç’të munden, me çdo mjet që ata kanë po i përdorin për të mirën e vendit. Unë e kuptoj që opozita ka disa çështë me kryeministrin Rama me kabinetin Shqiptarë, por çështja qëndron se nuk e kuptoj hapin e tyre radikal për të lënë parlamentin dhe mospjesmarrjen në zgjedhje.

Gazatarja: Belind a mund ta shpjegosh këtë ?

Belind Këlliçi: Ne jemi pjesë e një parlamenti fasadë ku më e pakta 20% e mandateve janë të blera, Ministri i Çështjeve të Shtetit ka përmendur zyrën e prokurorit. Ne të gjithë e dijmë në Shqipëri që nga Dhjetori i vitit 2017-të ka një prokuror politik në Shqipëri që fle mbi qindra dosje. Janë dy dosje të njohura në Shqipëri, 339 daton që në 2017 e cila u publikua nga Zëri i Amerikës në janar të këtij viti përpara se të jepnim dorëheqjen nga mandatet tona parlamentare, të cilat qartë tregojnë se Shteti dhe sidomos një nga bashkitë më të rendësishme në vend, Bashkia e Durrësit është kapur nga bandat dhe krimi.

Gazetarja: Por Belind, Vincent Trieste të bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë- Pse gjithësesi nuk merrni pjesë, dhe nëse njerëzit janë me ju, do të votojnë për ju në 30 Qershor.

Belindi: Ajo çfarë ka ndodhur është që kjo qeveri ka në krye të pushtetit që në 2013. Për herë të parë në 2013 kur socialistët morën pushtetin, në politikën shqiptare njerëzit dhe politikanët filluan të flisnin mbi nevojën për dekriminalizimin e politikës. Kjo ishtë një kërkim dhe kërkesë nga ana e Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e krimit të organizuar me politikën, sepse kryeministri aktual Edi Rama solli në parlament njerëz që kishin lidhje dhe rekorde kriminale në supet e tyre.

Gazetarja: Belind, thjesht ju ka ardhur në majë të hundës ? *Jeni ngopur *FED UP.

Belind Këlliçi : Jo këto janë fakte, nuk jemi të ngopur,

Gazetarja: Dua të arrij në thelb të gjësë, ju lutem mbaroni fjalin - Ju po largoheni sepse...

Belind Këlliçi: Për herë të parë në Shqipëri populli do të marri pjesë në procesin e VOTIMEVE, në demokraci. Procesi i Votimit ndodh gjithashtu në Korenë e Veriut ku qeveria përballet në zgjedhje me veten. Në Shqipëri ne duhet të mbajmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku njerëzit të votojnë alternativën dhe ku politikanët nuk blejnë vota.

Si mund ti hapin negociatat me Bashkimin Europian dhe si mund të pretendojmë se po jetojmë në demokraci, ku Zëri i Amerikës denoncon këto dy dosje të njohura ndërkombëtarisht tashmë, që faktojnë dhe provojnë lidhjet e forta të bandave kriminale me procesin e shit-blerjes së votës dhe me kapjen e Ministrave dhe politikanëve të kësaj qeverie.

Politiko.al

(Shiko videon nga minuta 2:30)

https://www.youtube.com/watch?v=koPJtbRlAXE&feature=youtu.be

Të fundit