Flash News

KRYESORE

Kryetari i forumit rinor të CDU-së: Mos u dorëzoni për BE-në, ndihmoni Bashën të bëhet kryeministër

Kryetari i forumit rinor të CDU-së: Mos u dorëzoni për

Kryetari i forumit rinor të CDU-së, Tilman Kuban deklaroi se Shqipëria është pjesë e Evropës, pasi nuk ka asnjë vend në BE, ku 90 për qind e popullsisë e thotë se duam të jemi pjesë e saj. Nga Tirana, ai u bëri thirrje të rinjve shqiptare që të mos të dorëzohen.

“ Unë e di se vendimi i Këshillit Evropian shkaktoi shumë zhgënjim në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjitha vendet e Ballkanit së bashku. Por dua t’ju them: mos u dorëzoni! Ju keni partnerë të mëdhenj në krah. Ju keni mundësi të mëdha, të ndryshoni sistemin politik. Ju keni një mundësi që t’i thoni brezit më të ri se e ardhmja jonë është në Evropë, jo në socializëm, jo me mafien e drogës. Prandaj, Gjermania jo ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut.”, tha ai i pranishëm në turin kombëtar të liderit të PD për rininë.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të protestojnë me Lulzim Bashën, të bashkohen me të.

“Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politike më të fuqishëm në botë. Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qëndrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë.”, u shpreh ai në takim me të rinjtë shqiptarë.

Të fundit