Flash News

KRYESORE

“Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës kërcënon publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së”

“Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, se kërcënoi publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, pa mandat të vlefshëm në Këshillin Bashkiak.

PD ka publikuar në rrjetin social Facebook, një video nga fjala e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit nga ana e Dalipit.

Postimi i plotë i PD-së

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, kërcënon publikisht gjyqtarët e çështjes së 6 anëtarëve të PS-së, pa mandat të vlefshëm në Këshillin Bashkiak.

PD e ka fituar shkallën e parë, por PS dhe Edi Rama, kanë nisur presionin e hapur ndaj drejtësisë. Duke shpallur të paligjshëm procesin e marrjes së mandatit nga 6 anëtarë të PS, çdo vendim nga 26 Korriku i Bashkisë së Tiranës, bëhet i pavlefshëm, përfshirë rritjen e taksave, rritjen e çmimit të ujit, betonizimit dhe shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Të fundit