Flash News

KRYESORE

Kryetari i KQZ-së, Zguri: Hetim për mosrakordimin e shifrave të pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore

Kryetari i KQZ-së, Zguri: Hetim për mosrakordimin e shifrave të

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka propozuar që të bëhet një hetim administrativ sa i përket mosrakordimit të shifrave të pjesëmarrjes që institucioni raportoi.

“Kërkova që KQZ të kishte hetim administrativ kryesisht. Për të mbështetur propozimin tim, do të nisem nga disa fakte që janë bërë publike dhe kanë krijuar problemin në fjalë.

Kemi deklaratën e orës 11:00 të KQZ ku thuhet pjesëmarrja në votime 12%

Ndërkohë këtu kam tabelat në faqen e KQZ, ora 11:00 kur deklarata thoshte 12%, në tabelën është 6.19 %, gati gjysmë për gjysmë

Kur unë këtu jam i paqartë mendo sa i paqartë është publiku. I kemi detyrim qytetarëve për transparencë në procesin zgjedhor”, tha Zguri.

Ai shtoi se kjo që po kërkon ndikon kryesisht në rritjen e transparencën dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor.

Të fundit