Flash News

KRYESORE

Kryetari i Parlamentit iranian del pozitiv me Covid-19

Kryetari i Parlamentit iranian del pozitiv me Covid-19

Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larijani ka rezultuar pozitiv për coronavirusin e ri, konfirmuan autoritetet.

Larijani është duke marrë trajtim në karantinë, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe i Parlamentit.

Ai u bë një nga shumë zyrtarë publik që po luftojnë me virusin, përfshirë një nënkryetar, dhjetëra anëtarë të parlamentit dhe zv / ministrin e shëndetësisë.

Numri i vdekjeve në vend arriti në 3.160 të enjten, si dhe 50 468 të tjerë janë të infektuar.

Pasi u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 180 vende dhe rajone.

Numri global i vdekjeve nga virusi ka arritur në mbi 49 mijë me mbi 965,200 raste të konfirmuara, dhe më shumë se 203,000 shërime, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SH.B.A.

Të fundit