Flash News

KRYESORE

Kryetari i PD-së: Rama, mishërimi i çdo të keqeje, shpërdoroi besimin e shqiptarëve

Kryetari i PD-së: Rama, mishërimi i çdo të keqeje,

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e përkufizon Edi Ramën si mishërimin e çdo të keqeje që ka prodhuar politika në 30 vjet. Ai shpërdoroi mizorisht me krimin besimin e pakufizuar që iu dha.

Politika shqiptare ka pasur mjaft arritje këto tre dekada, por ajo ka pasur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe mjaft të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ua heqë as përgjegjësitë, as meritat askujt.

Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.”, tha Basha që shtoi se e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë dhe ajo luftohet më këmbëngulje.

Kreu i PD mendon se largimin e Edi Ramës e duan edhe shumë nga ata, që për vite kontribuan verbërisht për fuqizimin e tij.

“Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.”, tha Basha.

Në prag të 30 qershorit, Basha riktheu në vëmendje betejat e vështira dhe fitoret e PD në 6 vjet e vetme kundër të gjithëve, si dekriminalizimi,  kanabizimi.

“Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë  ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.”

Të fundit