Flash News

KRYESORE

Kryetari i Shoqatës: Biznesi i vogël është në gjendje shoku, inspektorët kërkojnë nga 3 milionë lekë rryshfet

Kryetari i Shoqatës: Biznesi i vogël është në gjendje

Biznesi është në gjendje kaotike, kështu ka deklaruar Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe. Ai tha se vendimi për të vendosur TVSH për biznesin e vogël është pritur shumë keq në kushtet kur ky biznes është në Shqipëri.

Albert Nasto: Biznesi i vogël është në gjendje shoku, në gjendje kaotike.  Është pritur shumë keq. Kur enegjia është më e larta, kur karburanti për biznesin e vogël është nga më të lartit, kur ka kontrabandë, kur një kasë fiskale e merr 500 mijë lekë të vjetra. Ne kemi ngritur zërin për luftë ndaj infromalitetit. Kjo masë nuk na ndihmon. Gjithashtu, kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogë, Albert Nasto ka denoncuar  faktin se inspektorët i kërkojnë nga 3 milionë lekë rryshfet.

“Ato aksione që po ndërmerr ministria e Financave bashkë me task forcën, që vete task forca në qytet të ndryshme dhe i thotë ose 5 milionë lekë gjobë ose 3 milionë mua. Duhet t’i dini edhe këto!”

Të fundit