Flash News

KRYESORE

Kryetari i shoqatës së gazetarëve sulmon median, mbron xhaxhanë, ‘rapsod’ të Ramës

Kryetari i shoqatës së gazetarëve sulmon median, mbron

Ditën e djeshme, Politiko.al publikoi një lajm sa i takon vizitës së kryeministri Edi Rama në fshatin Pilur, Bashkia Himarë. Lajmi i referohej një video, ku shfaqej Rama teksa qëndron nën hijen e rrapit i ulur në një tavolinë ndërsa përballë tij grupi polifonik i Pilurit jepte koncert.

Shkrimi në fjalë i referohej vargut të këngës ku thuhej ‘kemi ty o Skënderbe’ si dhe organizimit e cila ishte e ngjashme, ashtu sikundër është përmendur edhe në shkrimin e publikuar të dielën, me pritjet që i organizoheshin ish-diktatorit Enver Hoxha.

Për këtë lajm të Politiko-s ka reaguar Aleksandër Çipa, kryetari i Unionit të gazetarëve, por që në këtë rast duket se po mban një pozicion tjetër. Drejtuesi i Unionit që mbron gazetarët sulmon një media për të mbrojtur xhaxhanë e tij, Kristo Çipa, autori dhe udhëheqësi artistik i grupit' Bejkë e bardhë'. Grupi i cili performoi para Ramës.

Reagimi i Aleksandër Çipës

Nje saktesim per nje lejle politike te Leles

Kolegu im Alfred Lela paska komentuar se ne Pilur ku u zhvillua kete te diele paraqitja promovuese e antologjise “Shtigjeve te vendlindjes”, mberritja e kryeministrit aktual Edi Rama u prit me kengen “Kemi ty o Skenderbe”. Eshte nje lejle politike e gazetarit te percaktuar politikisht qe padashur fyen nje grup dinjitoz dhe me histori kulturore ne vend siç eshte grupi “Bejke e bardhe” i Pilurit. Ne te vertete aktiviteti ishte planifikuar nga organizatoret dhe selektuesit e antologjise me Prof.Dr Josif Papagjoni dhe Bashkia e Himares. Kryeministri erdhi ne veprimtari si i ftuar dhe si gjithe te pranishmit shijoi kengen-himn “Kenget e Atdheut tim” dhe me pas degjoi dhe padyshim shijoi edhe kengen e shkruar heret nga autori dhe udheheqesi artistik i “Bejke e bardhe” Kristo Çipa, ish kryetar i PD-se se Himares dhe i afishuar per orientimin e tij politik qysh nga 1991. Kenga me nje tekst te shkelqyer eshte publikuar qysh ne janar te ketij viti dhe ne muajin maj u vleresua me trofeun e Festivalit Folklorik Rajonal te Vlores. Bashkangjitur kolegu im ka edhe faqen e autorit te tekstit dhe kenges ne fjale te cilen kolegu im e keqperdor ne lejlen politike qe sajon per llogari te politiko-se.

Ne ate fshat kenget per burrat e historise sone kombetare behen rralle dhe kur behen, pikohen.

Me arsyen e te ftuarit dhe pjesemarresit, ne promovimin e edicionit te tete te “Shtigjeve te vendlindjes”, Sandri.

Video e Ramës në Pilur

https://www.youtube.com/watch?v=pQuQ_Zh7WlE

 

 

Të fundit