Flash News

KRYESORE

Kryetari për Ballkanin në Britaninë e Madhe: Marrëveshja Kosovë-Serbi, çmimi më i madh në rajon

Kryetari për Ballkanin në Britaninë e Madhe: Marrëveshja

Andrew Page, kreu i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi është çmimi më i madh në rajon dhe çdo diplomat do të kishte dëshirë të jepte kontribut për arritjen e saj.

Në një intervistë për EËB, Page kjo marrëveshje do të ishte transformuese për të gjithë rajonin dhe do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Nëse do të arrihej një marrëveshje Serbi-Kosovë, do të ishte transformuese për të gjithë rajonin, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën. Do të frymëzonte një jetë të re në rajon dhe do të ndërtonte besimin midis qeverive dhe popujve në një mënyrë të ngjashme me Marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut - por ne nuk duhet të barazojmë këto dy mosmarrëveshje, pasi ato janë shumë të ndryshme. Ajo gjithashtu do të përmirësonte dhe do të përshpejtonte prespektivën e anëtarësimit të dy vendeve në BE”, është shprehur zyrtari britanik.

Andrew Page thekson se Britania e Madhe nuk do të largohet nga Ballkani Perëndimor pavarësisht daljes nga BE, por ashtu si SHBA, do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në rajon.

Të fundit