Flash News

KRYESORE

Kryetarja e LRI-së thirrje të rinjve shqiptarë: Në këto kushte që jemi vetëm diçka mund të bëjmë

Kryetarja e LRI-së thirrje të rinjve shqiptarë: Në këto

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme në protestën e të rinjve, LRI-FRPD, u ka bërë thirrje të gjithë rinisë të bëhen bashkë.

Floida Kërpaçi shprehet se në këto kushte që është Shqipëria e vetmja rrugë për të larguar Edi Ramën është bashkimi i gjithë rinisë shqiptare.

“Për ta larguar Edi Ramën, Fatmir Xhafën, krimin dhe drogën nga të rinjtë shqiptarë. Dua t’i bëj thirrje të gjithë të rinjve shqiptar nga veriu deri në jug të bashkohen në protestën më të madhe të të rinjve për të larguar Edi Ramën për të krijuar një vizion të ri, një ide të re dhe disa politika që do të ndihmojnë familjet shqiptare.

Kurrësesi nuk mund të vazhdojmë në këtë realitet që po jetojmë sot prandaj të gjithë duhet të reagojmë, të ngrihemi, të protestojmë dhe t’i themi Edi Ramës ik largohu menjëherë nga Shqipëria sepse e ardhmja e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rinjtë do të vendosin kufijtë”, shprehet ndër të tjera Kërpaçi.

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në protestën e forumeve rinore LRI-FRPD përpara Ministrisë së Brendshme

Sot ne të rinjtë shqiptarë por edhe e gjithë e ardhmja e rinisë shqiptare ka përballë një kryeministër dhe një ministër që drejton një ministri me famë botërore për kapjen  nga bandat dhe krimi. Sot unë si e re por besoj edhe të gjithë ne të rinjtë që jemi këtu refuzojmë këtë qeveri që drejtohet nga krimi dhe droga dhe nuk drejtohet nga idealizmi për një Shqipëri më të mirë.

Sot jemi në një vend ku varfëria ka arritur nivelet më të larta, në një Shqipëri ku të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi, ku ndihma ekonomike u merret familjeve në nevojë. Sot jemi në një Shqipëri ku familjet jetojnë në kushte ekstreme.

Dhe në këto nivele asnjë prej nesh nuk mund të qëndrojë heshtur. Të gjithë duhet të reagojmë, të gjithë duhet të çohemi dhe ti themi jo kësaj qeverie. Ti themi Edi Ramës të largohet dhe të mos kthehet më.

Nuk mundet kurrësesi Edi Rama dhe asnjë tjetër t’i vendosë kufij të rinjve shqiptar dhe të ardhmes shqiptare. Do të jemi ne që kemi filluar këtë aksion dhe do të vazhdojmë dhe në ditët në vazhdim derisa kjo qeveri të largohet.

Jemi sot në një situatë jashtëzakonisht shumë të vështirë, të gjithë mendonim se vendi jonë do të bëhej apo do të kishte politika që do të bëheshin më  mirë. Absolutisht që jo. Një ministri që është ministria më e rëndësishme drejtohet nga krimi dhe banda.

Atëherë si do të presim ne që të integrohemi, si do të presim ne që të rinjtë shqiptarë të kenë të njëjtat aspirata si të rinjtë në vendet e Europës. Shpresat janë të pakta dhe faktet flasin hapur, të rinjtë po largohen dita ditës, nuk duan të qëndrojnë më në Shqipëri, sepse nuk kanë shpresë nga politika e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij. Që nuk punon për njerëzit e thjeshtë por për një grup oligarkësh.

Në këto kushte ku kemi një qeveri që punon  për një grup njerëzish dhe i ka harruar njerëzit e thjeshtë dhe ka harruar tu shërbejë familjeve dhe të rinjve shqiptar, ne do të vazhdojmë këtë aksion opozitar.

Për ta larguar Edi Ramën, Fatmir Xhafën, krimin dhe drogën nga të rinjtë shqiptarë. Dua t’i bëj thirrje të gjithë të rinjve shqiptar nga veriu deri në jug të bashkohen në protestën më të madhe të të rinjve për të larguar Edi Ramën për të krijuar një vizion të ri, një ide të re dhe disa politika që do të ndihmojnë familjet shqiptare.

Kurrësesi nuk mund të vazhdojmë në këtë realitet që po jetojmë sot prandaj të gjithë duhet të reagojmë, të ngrihemi, të protestojmë dhe t’i themi Edi Ramës ik largohu menjëherë nga Shqipëria sepse e ardhmja e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rinjtë do të vendosin kufijtë.

Të fundit