Flash News

KRYESORE

Kryetarja e ‘vetting’-ut është kunata e Fatmir Haklajt, burri iu vra në 1997

Kryetarja e ‘vetting’-ut është kunata e Fatmir Haklajt,

“Njerëzit e vettingut sipas vettingut” ishte tema e parë që trajtoi Kastriot Myftaraj në emisionin e tij të parë me titull “Ju flet Moska” transmetuar mbrëmjen e sotme në Ora News.

Personazhi të cilin analizoi në këtë emision ishte kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj.

Myftaraj: Personi më i lartë në hiearkinë e vettingut është kryetari i Kolegjit të Apelimit. Të gjithë ankesat përfundojnë atje. Kryetar i Kolegjit të Apelimit është zgjedhur një femër, është kryetare, zonja Natasha Mulaj.

Të gjithë e keni parë në media në një dëgjesë parlamentare. Ky person është njeriu më i lartë në hiearkinë e vettingut, njeriu që do marrë vendime. Do të jenë dhe të huaj në vetting por vendimet do ti marrin shqiptarët.

Zonja Natasha Mulaj e para sipas rregullave të vettingut nuk i del fare mirë llogaria. Mulaj ka lindur në 1972 në Tropojë. Kur një njeriu mund ti ndodhin fatkeqësi familjare është një gjë e rëndë për të cilën i përket atij, por kur kemi të bëjmë me vettingun këto fatkeqësi do të analizohen, se ky është parimi dhe i vettingut.

Natasha Mulaj punonte Sekretare në Prokurorinë e Tropojës në 1992-1997. I ndodh një fatkeqësi, burri i saj, Sokol Haklaj – djali i xhaxhait të Fatmir Haklajt të famshëm, shef i Komisariatit të Tropojës që vrau Azem Hajdarin –  vritet në  një pritë në Milot ku udhëtonte bashkë me Fatmirin që u plagos, në 16 qershor 1997.

Që nga ky moment, karriera e zonjës Natasha pësoi një ndryshim të madh. Ajo emërohet gjyqtare në Tropojë në vitin 2000 por nuk shkon asnjë ditë në punë.Nga 2000-2007 nuk shkon asnjë ditë në punë për shkak të problemeve që kishte dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Një tjetër problem është sepse zonja numër një e vettingut iu nënshtrua rregullave të Kanunit ndërkohë që ishte gjyqtare, ndihmës/gjyqtare ishte por atëherë kishte të drejta të plota me gjyqtarin në vendimarrje.

Sipas rregullave të Kanunit, kur gruaja që i është vrarë burri nuk jeton në familjen e burrit i meren fëmijët. Zonja Natasha jetoi në familjen e saj me vëllezërit e saj dhe për këtë arsye ja mori fëmijët familja e burrit dhe ky është fakt i njohur në gjithë Tropojën.

Thelbi i pritës së Milotit ishte çështja enigmatike, ishin disa valixhe me dollarë të cilat udhëtonin nga Tirana në Tropojë. Valixhet me dollarë u zhdukën pa lënë gjurmë. Thelbi i vettingut është të kërkohen paratë, ku shkojnë paratë e këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Janë dy pallate në qendër të Tiranës. Pallati djathtas është sky tower, paralel nisi dhe pallati majtas por u bllokua. Ndërtuesi nuk ishte në gjendje ta ndërtonte. E morën vëllezërit e zonjës Natasha Mulaj, ja morën ndërtuesit, i thanë e bëjmë ne në vitin 2013, në momentin mes zgjedhjeve të 23 qershorit dhe momentit kur do linte qeverinë Berisha, megjithëse kishte një vendim të Strasburgut që qeveria ose do jepte kompensim 13 milion euro ndërtuesit ose ta lejonte ndërtimin.Qeveria nuk mori vendim.

Këta e morën me kodin e mafias, i dhanë 30% pronarit. E  ngritën pallatin deri lart. Edi Rama para se të bëhej Kryeministër i dërgoi një fjalë, tha mos e bëni.  Në atë pallat ka shumë mundësi të jenë paratë e pritës së Milotit, të jetë bashkëpronare zonja e parë e vettingut. A është e vërtetë?

Kush do ta shqyrtojë këtë? Ajo është vetë zot dhe vetë shkop në Kolegjin e Apelimit.  Këto janë pyetje që duhet të na japin përgjigje ndërkombëtarët. Çdo gjyqtar që do të kishte këtë problem do të ikte.

Të fundit