Flash News

KRYESORE

Kryetarja e ‘vetting’-ut premtim shqiptarëve: Drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen; mafia nuk është e pathyeshme

Kryetarja e ‘vetting’-ut premtim shqiptarëve: Drejtësi

Nga ish-godina “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve”, ku u inaugurua godina e Vettingut, Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi. “Drejtësia të funksionojë për të gjithë”, tha ajo, duke shtuar se gjithçka nis me sistemin. “Publiku duhet të ketë besim tek drejtësia. Mafia nuk është e pathyeshme, pasi si çdo gjë ka një nisje e një fund thoshte Falkone”, tha Mulaj gjatë fjalës së saj.

“Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë, e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.

Të fundit