Flash News

KRYESORE

“Kthehuni në tryezën e Zgjedhores”, opozita i përgjigjet Gjiknurit e Hajdarit: Të hënën, por ka disa të pavërteta për kompromiset   

Përfaqësuesi i PD, Oderd Bylykbashi dhe ai i LSI, Petrit Vasilit në Grupin Politik për Reformën Zgjedhore i janë përgjigjur thirrjes së bashkëkryetarëve të Komisioneve Parlamentare se do të rikthehen në tryezën e Këshillit Politik.

Me anë të një letre, ata kërkojnë që takimi mes tyre të zhvillohet të hënën më 25 maj.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike”, thuhet në letër, teksa hidhen poshtë deklaratat se për disa çështje është gjetur kompromis mes palëve.

“Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete”, thuhet në letër.

Bojkotuan diskutimet për ‘Zgjedhoren, Gjiknuri thirrje PS dhe PD: Kthehuni në tryezë, mos të humbim kohë!

Basha për Reformën Zgjedhore: PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur, nuk e kemi braktisur tryezën

Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: LSI qëndrim të njëjtë me Bashën, të realizohet sa më parë

 

Të fundit