Flash News

KRYESORE

“Kthema dritën!”/ 300.000 familje të varfra pa elektricitet, protestë para Kryeministrisë për ndryshimin e ligjit të energjisë

“Kthema dritën!”/ 300.000 familje të varfra pa

Ashtu siç paralajmëruan përpara disa ditësh, qindra qytetarë nga familjet e varfra nga pesë qytete të vendit u mblodhën ditën e sotme për të protestuar përpara Kryeministrisë nën sloganin "Mirato VKM".

Në protestën që zgjati një orë, ata kërkuan të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për nenin 95 të ligjit për "Sektorin e Energjisë Elektrike ".

Protesta u zhvendos prapa Kryeministrisë për të kërkuar një përgjigje nga  kryeministri Rama për peticionin e dërguar ditën e henë, të firmosur nga 3500 qytetarë.

Në një intervistë për ‘PortaVendore’ aktivistët tregojnë se kanë ndërmarrë të gjitha hapat për të kërkuar që kjo VKM të miratohet, duke dërguar në muajin dhjetor më shumë se 150 ankesa nga qytetarët tek portali Bashkëqeverisjes.

Më tej aktivistët thonë se ende sot nuk kanë një përgjigje për ankesën, edhe pas takimeve të ndryshme me përfaqësues institucionesh.

“Sot vendosëm të protestojmë pasi nuk ka më hapa të tjera për të bërë, qytetarët më te varfër të Shqipërisë ishin sot duke folur për hallin e tyre, jo për parti po për një problem real i cili prek më shumë se 300.000 familje të varfra që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Neni 95 i Ligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike u jep mundësinë familjeve të varfra të rimbursohen nga buxheti i shtetit 210 kwh ndryshe 2000 mijë lekë në muaj si lehtësim për faturën e energjisë elektrike, përpos kësaj do të mundësojë lehtësi në pagesën e kësteve.”- deklaruan aktivistët.

Dy aktivistë tregojnë se janë futur në takim në Kryeministri për të disktuar rreth miratimin të VKM për nenin 95.

“U takuam me Drejtoreshën e platformës së Bashkëqeverisjes, ata u shprehën se do na kthejnë përgjigje sapo të mbushet afati 1 javë nga dërgimi i peticionit më të gjithë opionet dhe mendimet e Kryeministrisë dhe Ministrive që janë përgjegjëse për këtë VKM.”,-deklarojnë aktivistët.

 

 

Të fundit