Flash News

KRYESORE

Ktheu shtëpinë në vendgrumbullim armësh, droge e motorë uji, si u arrestua 25-vjeçari nga Vlora

Ktheu shtëpinë në vendgrumbullim armësh, droge e motorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të ri nga Vlora pasi në banesën e tij i janë gjetur armë zjarri, municione luftarake, motorë për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike.

Denis Muhametaj u arrestua në sajë të operacionit policor të koduar ''Mercury''.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ''Mercury'', ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

D.M, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  • 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehra pistolete dhe kallashnikovi.

    • 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi

    • 3 motorra për mjete ujore me 300 kë fuqi,

    • 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,

    • 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kontrabanda me mallra të tjera'', ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', ''Prodhimi, shitja e narkotikëve'', dhe ''Kultivimi narkotikëve'', parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal”, sqaron policia.

Të fundit