Flash News

KRYESORE

Kthimi i buxhetit 2019 sërish në Kuvend, Top Channel: Mazhoranca pritet të rrëzojë dekretin e Metës

Kthimi i buxhetit 2019 sërish në Kuvend, Top Channel: Mazhoranca

Top Channel ka parashikuar se çfarë pritet të ndodhë me buxhetin e rikthyer edhe një herë për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta në Kuvend.

Në një artikull, TCH sqaron se mazhoranca pritet ta rrëzojë këtë dekret në seancën e fundit para mbylljes së këtij sesioni parlamentar, e si rrjedhojë buxheti i vitit 2019 nuk do të ndryshojë.

Pjesë nga artikulli:

Të enjten që shkoi Ilir Meta u bë presidenti i parë që ktheu një ligj për buxhetin, duke iu referuar kërkesave të studentëve që duan rritjen e buxhetit të arsimit në 5%. Presidenti tha se me këtë lëvizje synonte garantimin e stabilitetit në vend dhe shprehte besimin e plotë se Kuvendi do të reflektonte me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve.

Pavarësisht rrëzimit të dekretit presidencial, qeveria mund të bëjë më tej gjatë vitit të ardhshëm ndryshime në buxhet, pas dialogut që Kryeministri thotë se dëshiron të zhvillojë me studentët.

Çfarë gjithashtu nuk ka gjasa të kalojë në seancën e fundit është amnistia. P/ligji ende nuk është miratuar nga Qeveria dhe rregullorja e Kuvendit nuk lejon as kalimin me procedurë të përshpejtuar, në kushtet kur kjo mundësi është zënë nga ligji për krijimin e xhandarmërisë.

Për më tepër, amnistia kërkon shumicë të cilësuar me 84 vota dhe ndonëse opozita do të kthehet në Parlament, fryma është në skajin e kundërt të dakordësisë.

Të fundit