Flash News

KRYESORE

Kthimi i ligjit për Teatrin, Vokshi: Deputetët e PS-së të reflektojnë dhe të mos i nënshtrohen urdhrave

Kthimi i ligjit për Teatrin, Vokshi: Deputetët e PS-së të

Kryetarja e Komisionit të medias, Albana Vokshi, shprehet se argumentimi i plotë i bërë në dekretin presidencial sa i takon ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë një dëshmi tjetër që veprimi i kryeministrit ishte dhunim flagrant i Kushtetutës.

Veprimi i Presidentit, meriton të përshëndetet, thotë Vokshi teksa i bën thirrje deputeteve socialist të reflektojnë si dhe të mos i nënshtrohen urdhrit, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.

“Përgëzoj Presidentin Meta që ktheu ligjin e korrupsionit qeveritar

Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti z. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, jane një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës. Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese.

Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshendetet!

Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.

I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.

Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset perfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë”, shkruan Vokshi në rrjetin social Facebook.

Të fundit