Flash News

KRYESORE

Kthimi pas pushimeve mund të shkaktojë depresion. Ndiqni këto hapa për të qëndruar pozitivë

Kthimi pas pushimeve mund të shkaktojë depresion. Ndiqni këto

Të gjithë e kemi përjetuar ndjesinë negative të kthimit në punë pas pushimeve verore. Ose qoftë ideja se pushimet përfunduan mund të shkaktojë ankth të vërtetë. Por janë disa mënyra sesi mund ta kalojmë më lehtë këtë periudhë.

Të dalësh me miqtë

Miku i mirë është ilaç. Sa herë jemi të mërzitur ata do jenë përherë aty dhe një e dalë me miqtë e  zemrës mund ta ndyshojë gjendjen tonë të humorit.

Të kujdesesh për veten

Gjatë pushimeve fillojmë të dembelosemi edhe për pamjen tonë. Për shembull vajzat qëndrojnë pa grim e pa shumë mundime të tjera.

Mirëpo, kur të ktheheni në jetën e përditshme duhet të filloni sërish të kujdeseni për pamjen tuaj pasi do ndjehemi më me vetëvlerësim.

Kthimi direkt në punë nuk është gjëja e duhur

Shumica e njerëzve, menjëherë pas pushimeve kthehen në punë. Por kjo nuk është OK.

Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të pushoni qoftë edhe 2 ditë në shtëpi, pas kthimit nga udhëtimi. Këto dy ditë do t’ju ndihmojnë për të kuptuar se pushimet kanë mbaruar dhe duhet t’i riktheheni jetës së përditshme.

Pushimet e radhës

Nëse ka diçka që na bën të ndihemi mirë është: planifikimi i pushimeve të radhës. Sapo të ktheheni nga pushimet, mendoni se cilin vend do të vizitoni më pas. Kjo gjë do t’ju gëzojë dhe t’ju motivojë që të riktheheni në punë më me vullnet.

Të fundit