Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ku (dhe si) do të jetë PS pas 10 vitesh? Fondacioni britanik WFD prezanton studimin
Nga Vitjola Shkurti / Alfred Lela
Westminster Foundation për Demokraci (WFD), një organizatë e mbështetur nga qeveria britanike, ka paraqitur të premten një studim të fokusuar te Partia Socialiste e Shqipërisë, formacioni që qeveris vendin që prej vitit 2013. Studimi i kryer nga dy pedagogë të Universitetit të New York-ut, Ilir Kalemaj dhe Sokol Lleshi, ka pasur qëllim dhe temë pyetjen "Ku do të jetë PS pas 10 vitesh?".
Në tryezën e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues të Partisë Socisliste, të WFD, studiues, gazetarë e të tjerë.
Sipas Sokol Haxhiut drejtues i zyrës së WFD në Shqipëri tri janë sfidat me të cilat përballet një parti: kauza dhe anëtarët, ideologjia dhe financat.
“Ideologjia shihet me skepticizëm. Disa njerëz mendojnë se ideologjia ka vdekur. Por, nuk duhet të jetë kjo mendësi dhe partia duhet të përpiqet për ta transfomruar. Me rëndësi është që një parti të ketë më shumë mbështetës sesa anëtarë”, tha Haxhiu.
Ndërsa për pjesën e financave, ai argumentoi se bazuar në studimin e fundit të Fondacionit që drejton, kostot për t'u futur në listat e kandidatëve janë 4-fishuar.
Partia, siç vërehet në studimin e WFD do të vazhdojë të ndjekë njëfarë staus quo-je, që do të thotë një rinovim pjesor i strukturave partiake çdo dy vjet. Kjo nuk mund të thuhet sa i takon ndryshimit të elitave ku PS në 10 vitet e ardhme "do të vazhdojë traditën e ndryshimit të deri në 50 përqind të kandidatëve për në Parlament". Kjo do ta ndryshojë gradualisht elitën e partisë, vëren studimi.
Një rrezik i cili nuk shihet eminent nga Kalemaj dhe Leshi është shndërrimi i PS në pati-kartel që do të thotë më shumë e interesuar te pushteti se te politikat.
Siç theksojnë dy pedagogët, hulumtimi është përpjekur të vlerësojë transformimin e mundshëm të PS përgjatë dekadës së ardhshme sa i takon dinamikave të brendshme dhe politikave programatike.
Të dhënat e mbledhura dhe analizimi i tyre tregojnë se trajektoret më pak të mundshme të transformimit të Partisë Socialiste përfshijnë statusin e ngrirë apo staus quo-në dhe kartelizimin e partisë.
Studiuesit propozojnë edhe disa rrugë që mund të ndiqen nga PS në të ardhmen:
1-Jo më shumë se dy funksione për secilin anëtar të partisë midis ekzekutivit / legjislativit, si në role shtetërore apo dhe partiake. Kjo do të lejonte njëkohësisht më shumë gjithëpërfshirje dhe përmirësim të performancës.
2- PS ka bërë ndryshime të shpeshta në strukturën e partisë duke bashkuar, hequr ose prezantuar sekretariate dhe pozicione pa prodhuar një strukturë të qëndrueshme. Si parti që synon të jetë përgjegjëse para qytetarëve, duhet ta strukturojë Sekretariatin e Partisë në bazë të politikave publike, duke patur një sekretar partie për çdo çështje të dukshme të politikave. Në në të njëjtën kohë për të ruajtur dhe nxitur lidhjet me komunitetet dhe anëtarët, PS duhet të caktojë një Sekretar përgjegjës, duke u mbështetur në përvojën e vet të Sekretarit për Emigracionin, ose për Shoqërinë Civile.
3-PS do të përfitonte në planin afatgjatë përmes fuqizimit të strukturave lokale, në vend të të pasurit e një strukture organizative që ka tendencë për të rritur centralizimin.
4- Një strategji kohezive se si duhen rritur kuotat në çdo njësi, nga organizatat qendrore dhe këshillat bashkiakë te organet e vendimarrjes qendrore. Një nga praktikat më të mira për t'u adaptuar, që rrit barazinë gjinore dhe përfaqësmin e grave në PS në të gjitha nivelet, është modeli i Partisë së Punëtorëve Socialistë të Spanjës. Ky model parashikon një përfaqësim gjinor prej 40 përqind në strukturat e partisë dhe nuk lejon më shumë se 60 përqind dominim nga asnjëra gjini. Një tjetër model është ai i Laburistëve anglezë sipas të cilit të paktën çdo kandidat i dytë nga një organizatë lokale duhet të jetë grua. Përfqësimi i grave në PS është për t'u përgëzuar, por jo i mjaftueshëm.
5-Shpërndarje më e madhe dhe më e mirë e informacioneve që kanë të bëjnë me veprimtaritë e partisë dhe përfshirja e antarëve nëpërmjet fletushkave, broshurave të publikuara rregullusht, takimeve toën hall dhe tryezave të rrumbullakëta
6- Themelimi i një selektorati më përfshirës që vendos për kandidatë e partisë për poste publike.
7- Duhet të përfitojë nga thinku-tank partiak Fondacioni 'Qemal Stafa'.
8- Prezantimi i mekanizmave që do të lejonin për përfaqësim më të mirë dhe përfshirje në vendimmarrje brenda strukturave partiake të grupeve politike si gratë, të rinjtë, minoritet dhe shoqatat partnere.
9- Më shumë autonomi për FRESSH-in.
A ka rëndësi hulumtimi i të ardhmes së PS, apo është 'studim për hir të studimit'?
Zhanret janë një gjë lehtësisht e ngatërrueshme në Shqipëri dhe, jo rrallë, analiza ngatërrohet me hamendësimin dhe studimi me eseistikën. Jetojmë në atë epokë që autori amerikan Tom Nichols e quan The death of expertise. E prekshme kjo sidoms në lëmin e politikës ku studiuesit e politikëbërjes qeveritare në rastin më të mirë zëvendësohen me spin doctors dhe kompani marketingu dhe në rastin më të keq me aktivistë partiakë të cilët të vetmen gjë që studiojnë është 'falli' i një pune në doganë.
Ditur këtë studimi i Ilir Kalemajt dhe Sokol Lleshit nën mecenatin e Westminster Foundation for Democracy është një prurje në kohën dhe vendin e duhur.
Merr rëndësi të veçantë sepse ndoshta do t'i shtyjë partitë, në këtë rast Socialisten, të heqë dorë nga 'falli elektoral' dhe ta projektojë të ardhmen mbi baza ideologjike, politikash, angazhimesh dhe strategjish.
Kërkimi dhe të dhënat empirike janë të domosdoshme për të përgatitur politikëbërje moderne dhe për të formatuar institucione demokratike, përfshirë këtu partitë, të cilat pavarësisht veshjes me famë të keqe janë thelbësore për demokracinë. Çka merr rëndësi në 'ofertën' e këtij studimi është koha e ardhme, apo parashikimi. Studimi i WFD merr peshë sepse 'i pret rrugën' zgjidhjeve të momentit, ofron platforma afatgjata, e zëvendëson 'kismetin' politik shqiptar me hulumtimin dhe pritshmëritë shkencore dhe metodologjike.
Studimi 'gjen' apo certifikon edhe një fakt të ditur: të pyeturit nga autorët e tij shprehin rëndëinë e hapjes së partisë, e decentralizimit, e qarkullimit të elitave, e pjesëmarrjes, e de-kartelizimit dhe de-klientelizimit.
Në kontekstin e një debati për lista të hapura apo të mbyllura, për refomë zgjedhore dhe institucionale, kjo gjetje është e rëndësishme sepse riafron perspektivën se partitë politike nuk janë unicentriste, por bashkim interesash të gjera. Ato nuk përfaqësojnë vetëm militancën por edhe shoqërinë.
Një kritikë që mund t'i bëhet studimit është se të lë përshtypjen e një sipërmarrjeje të papërfunduar. Herë-herë të krijon përshtypjen se mund të kishte thënë dhe 'gjetur' më shumë. Sidomos te 'Konkluzionet' të cilat shfaqen ngapak sipërfaqësore.
Kush janë autorët e studimit
Ilir Kalemaj mban titullin PhD në Shkenca Poltike nga Central European University në Budapest të Hungarisë. Në të njëjtin universitet ai ka fituar gradën Master në Mardhënie Ndërkombëtare dhe Studime Europiane. Në Shqipëri ka studiuar Jurisprudencë dhe mban gradën Master shkencor. Dilpmën Bachelor e ka marrë në Shkenca Politike dhe Marrdhënie Ndërkombëtare në Empire State College/State University of New York. Ai është pedagog në Universitetin e New York-ut në Tiranë.
Sokol Lleshi është pedagog në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Ai është doktor i shkencave (PhD) në Shkenca Politike- Central European University, Hungari. Po aty ka fituar gradën Master në Shkenca Politike. Gradën Bachelor e ka marrë për Shkenca Politike dhe Marrdhënie Ndërkombëtare në American University në Bullgari. Ai është autori i disa artikujve shkencorë në revista të huaja dhe vendase.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38