Flash News

KRYESORE

“Ku është Batoni këtu?”, Gazetari komenton foton e Ramës me liderët e Kosovës: Me gjasë darka ka patur një motiv

Kryeministri Rama ka publikuar një foto teksa darkon në një ambient shtëpie bashkë me liderët e Kosovës.

Bashkë me kryeministrin Edi Rama po darkojnë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, dhe deputeti Fatmir Limaj.

Nuk dihet konkretisht se në shtëpinë e kujt po darkojnë politikanët kosovarë bashkë me Ramën, por mendohet se janë në shtëpinë e Thaçit, për faktin se foto është publikuar fillimisht nga i biri, Endriti në rrjetet sociale.

Nuk dihet arsyeja e kësaj darke, ndërsa është komentuar menjëherë në rrjetet sociale. Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ngre me ironi pyetjen se ku ndodhet në këtë foto gazetari Baton Haxhiu, ndërsa aludon se darka ka patur vetëm një qëllim.

“Në fakt po befasohna veç me një gjë: Ku është Batoni këtu? Me gjase kjo karriga e thate eshte e ndriti, djalit te Hashes.

Nejse, ketu e gjithe neja e ka pase vec nje qellim dhe nje motiv: Qysh me e mashtru Ramushin, i cili deri me tash po jau prishe planet e coptimit te Kosoves. Suksese”, shkruan Buzhala.

Nuk dihet arsyeja e darkës që duket miqësore të paktën në momentin kur është shkrepur foto.

Në daljet e fundit publike, kryeministri Rama ka mbrojtur shpesh presidentin Thaçi, për shkak të promovimit të idesë për ndryshimin e kufirit të Kosovës me Serbinë.

Qëndrim diametralisht të kundër për këtë çështje ka Haradinaj, që deklaron se Kosova i ka kufijtë e saj dhe i respekton.

Të fundit