Flash News

KRYESORE

“Ku është Sara”, brenda kampit në Siri ku ka edhe fëmijë shqiptarë

“Ku është Sara”, brenda kampit në Siri ku ka edhe

“Haxhi”, “Oj Sarë” , “ku o Sara”, janë fjalët shqip që dëgjohen në një kamp të izoluar në Siri, ku janë strehuar të afërm të luftëtarëve të ISIS-it. Nje një video e publikuar nga The New York Times shfaq fëmijë teksa flasin shqip.

Në një kamp në veri të Sirisë po strehon të afërmit e luftëtarëve famëkeq të ISIS-it, pas humbjes që pësoi para disa javësh i ashtuquajturi kalifat, i njohur për krime dhe terror. Eshtë një vend i izoluar i quajtur Al Hol, i rrethuar me rojtarë të armatosur.

Brenda kampit, në një video të publikuar nga mediat perëndimore, dëgjohen dy fëmijë që flasin shqip, që sipas të gjitha gjasave i takojnë luftëtarëve të trojeve shqiptare që kishin marrë pjesë në ato luftime. Njëri prej tyre shihet në pamjet e publikuara nga prestigjiozja amerikane The New York Times.

Fëmija i parë, në këtë video, thërret emra si Haxhi e Sara, ndërsa një zë tjetër i një fëmije të dytë dëgjohet në sfond duke pyetur se “ku është Sara”. Në këtë zonë deri në dhjetor kanë qëndruar rreth 9 mijë persona, por me thellimin e humbjeve të ISIS-it dhe me ngushtimin e zonave të tyre, aty numri ka shkruar në 72 mijë javën e kaluar.

Të kthehemi sërish te “kampi i Sarës dhe Haxhisë”: NYT raportoi se aty nuk kanë mjaftueshëm ujë e ushqim, ndërsa disa prej shteteve si Franca, Rusia e Çeçenia i kanë nxjerrë qytetarët e vet nga ky kamp. Të tjerat vende nuk duan t’i rikthejnë këto gratë, fëmijët, e jetimet.

Aty gjenden vetëm gratë e fëmijët që nuk i pranojnë shtetet e tyre dhe më nuk kanë më vend të tyre për të jetuar.

Të fundit