Flash News

KRYESORE

Ku i gjen bashkia paratë për këngëtarët e huaj? Drejtoresha: Kemi sponsora, qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për ushqim

Ku i gjen bashkia paratë për këngëtarët e huaj?

Drejtoresha e Promocionit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, ka qenë sot e ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me organizmin e dy ditëve festive në kryeqytet.

Gjatë ditës së nesërme pritet të jetë në Sheshin ‘Skënderbej’ këngëtarja me famë botërore, Emeli Sande. Ajo do të ngjitet në skenë rreth orës 21:00, të 29 nëntorit.

E pyetur nga gazetarja për pikëpyetjet që ngrihen për shpenzimet që bashkia kryen për të sjellë këta këngëtarë të njohur, Dhame nuk ka dhënë një përgjigje të plotë duke theksuar se kjo strategji zhvillohet në bashkëpunim me ‘sponsorët’. Ajo shtoi se qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë vetëm për ushqim, por edhe për ushqim shpirtëror.

“Ne kemi zgjedhur një strategji dhe kemi një strategji. Ardhjen e saj e e ka bërë të mundur Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me sponsorët tanë. Dhe qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë vetëm për ushqim, po kanë nevojë edhe për ushqim shpirtëror”, ka deklaruar Julinda Dhame.

Të fundit