All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ku janë fshehur milionat e Rinasit? Itinerari i rrugës së ndjekur nga grabitësit

Ku janë fshehur milionat e Rinasit? Itinerari i rrugës së ndjekur
All - Paragraf - 1

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur të gjithë skemën e parave të grabitura në Rinas, megjithatë deri tani nuk është rënë ende në gjurmët e 6 milionë eurove të grabitura. Vizion Plus mëson se trajektorja që ka përshkruar mjeti ku ndodheshin autorët bashkë me monedhat, është fiksuar deri në digën e rezervuarit të Tapizës.

All - Paragraf - 3

Menjëherë pasi kryen grabitjen, autorët u larguan nga pista e Rinasit me furgonin me targa AA 248 KE. Por pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, ky furgon u braktis në afërsi të Urës së Tupit në pamundësi për tu djegur, ku u gjend i vrarë edhe organizatori Admir Murataj.

Më pas, kamerat e sigurisë së një servisi kanë zbuluar se furgoni i dytë me të cilin u lëvizën paratë, ishte tip Benz me ngjyrë të bardhë, dhe me dy targa të ndryshme. Në pjesën e parë AA 082 AB dhe në pjesën e pasme AB 066 JC.

Më pas, itinerari që kanë ndjekur autorët kanë qenë varrezat në anën e sipërme të fshatit, duke vijuar në rrugën që kalon në fundin e digës së rezervuarit të Tapizës. Por, pavarësisht kontrolleve të shumta të zhvilluara përgjatë 3 javëve, hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në 6, e disa të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe dy vëllezërit Klement e Eldi Çala. I fundit që u prangos dhe pritet të njihet me masën e sigurisë ishte 50 vjeçari i cilësuari si “daja” nga Kosova, Ragip Hajdini.

Të fundit