Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
“Të lirë nga krahët, por truri i tyre është i lidhur me zinxhirë”- shkruante eruditit Faik Konica, më 1923, teksa fliste për zakonin e skllavërisë, një ves të shëmtuar, prej të cilit shqiptarët nuk mund të shqiteshin. Në fakt, po bëhen gati një shekull prej kur është shkruar ky tekst, dhe, shqiptarët vazhdojnë të ndjejnë peshën e rëndë të zakonit të skllavërisë, prej të cilit nuk mund të shqiten, gjë që më së miri vërehet në vobekësinë tonë të përgjithshme, në krizat e thella identitare dhe mosmarrëveshjet e brendshme.
Shqiptarët e shekullit XXI, janë të lirë, por prapëseprapë të varfër- më të varfrit në Europë- të katandisur në mjerim, dhe, për çdo ditë, e braktisin atdheun e tyre, në kërkim të një jete më të mirë. Pra, ata vazhdojnë të mos e ndjejnë lirinë e brendshme, që është fondamentale, si ajri, uji e buka.
Po ashtu, ata vazhdojnë të udhëhiqen nga mendje të cekëta, që pak kuptojnë nga rrjedhat e qytetërimit dhe të kulturës.
Pra, shqiptarët, ndonëse kanë sendërtuar disa aspirata politike, dhe këtë falë ndihmës së jashtme, ata nuk kanë gjetur lumturi dhe as paqe të brendshme. Ata kanë fituar lirinë fizike, por kanë problem me lirinë e brendshme. Mbase, kjo mund të jetë njëra nga mbrapshtitë kryesore, që nuk i lë ata të këndellen, të armatosen me dituri dhe vullnet për punë, siç porosiste iluministi i ditur, Tajar Zavalani. Në mungesë të këtyre idealeve, ata sillen të çoroditur përballë krijesës së quajtur shtet, pa modele kulturore e politike, ndërkaq, mosmarrëveshjet e brendshme, i kanë kthyer në norma, prandaj, çdo ditë e më shumë duket sikur nuk ka shtegdalje nga problemet tyre.
Në këtë amulli, si në kohën kur u bë Shqipëria, secili që analizon jetën e sotme shqiptare, s’ka sesi të mos pyet: ku janë rrënjët e kësaj krize?
Meqë shumëçka, në mos gjithçka për këtë krizë është thënë, atëherë e shoh të dobishme të rikthimi te tradita, te klasikët e mendimit shqiptar, te ata që bënë autopsinë e psikologjisë shqiptare. Një i tillë, pa dyshim ishte Tajar Zavalani, vepra e të cilit paraqet një vizion të qartë perëndimor për Shqipërinë. Ky autor, gjithmonë bënte thirrje të njihej mirë realiteti shqiptar, veset dhe të metat, që sipas tij ishin, “mungesa e disiplinës, egoizm’i i cekët dhe mosheqja e njëri-tjetrit.” Sipas tij, këto të meta, trashëgimi të së kaluarës, kishin bërë të pamundur punën kolektive të shqiptarëve.
Ky autor, në tekstin “Populli dhe intelektualët”, të botuar më 1934, teksa analizonte trashëgiminë e mjerë shqiptare, ai njëkohësisht dëftonte rrugën si të hyhej në vallen e qytetërimit. Po, ai tregonte nevojën që kishte kombi shqiptar të emancipohej dhe të hynte në vallen e qytetërimit, si popull i vonuar e me shumë të meta.
Një nevojë të tillë, shqiptarët e kanë edhe sot, kudo ku ata jetojnë. Në të vërtetë, kjo nevojë, siç është thënë dhe përsëritur shpeshherë, është në dobi të së ardhmes së tyre: të lartësimit shpirtëror dhe të ngritjes ekonomike e kulturore.
Zavalani, thoshte se, edukimi i popullit është kondita e parë e çdo qytetërimi. Kanë kaluar shumë kohë, prej kur është shkruar ky tekst, por shqiptarët nuk është se kanë shartuar veset e shëmtuara, që lidhen me mungesën e cilësive të nevojshme për të hyrë në vallen e qytetërimit. Si në kohën e tij, shqiptarët, kanë nevojë të pohojnë një gjë të tillë- nevojën për edukim- mbi të gjitha, ata kanë nevojë të vetëdijesohen për gjendjen e mjerë në të cilën jetojnë- se ata janë të këputur nga gjitha rrjedhat ekonomike e kulturore të botës së përparuar perëndimore.
Shqiptari i mençur, Tajar Zavalani, tregonte për përpjekjet që bënë atëbotë idealistët e kohës së tij “të shkundim pluhurin e mbrapmë ku qemë rritur, të shkëputemi nga idetë e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u përpoqëm të riedukojmë vehten dhe të armatosemi me dituri dhe vullnet për punë. Pastaj vimë këtu dhe gjejmë botën e vjetër që kishim lënë. Sadopak thellë të na ketë prekur kultura oksidentale, prapë se prapë një qind për qind me botën e vjetër nuk mund të pajtohemi.”
Në të vërtetë, Zavalani bënte pjesën në atë pjesën e fisnikërisë shqiptare, që pa droje dhe pa paragjykime, flisnin për plagët shqiptare dhe kërkonin që ato të kuroheshin. Për të, ashtu sikurse për Konicën, Nolin, Fishtën, Merxhanin, Koçën, Harapin, etj., shqiptarët nuk mund të hynin në vallen e qytetërimit, pa i shartuar veset e trashëgimisë së shëmtuar, të cilat, këta idealistë i lidhnin me trashëgiminë e shëmtuar osmane, që kombin shqiptar e kishte këputur nga rrjedhat e qytetërimit.
Shqiptarët e shekullit XXI, nuk kanë një mision të ri dhe as të vjetër. Atyre duket sikur u janë tha idealet, prandaj sillen të trullosur dhe pa kurrfarë përgjegjësie ndaj të sotmes e të ardhmes. Ata janë ngatërruar me njëri-tjetrin dhe nuk e shohin sesi kanë mbetë më të pazhvilluarit në Europë. Për më tepër, ata duket sikur kanë humbur ndjesinë për tema të rëndësishme, esenciale, që lidhen me edukimin e një breznie të re, me ndjenja të lirisë dhe të pavarësisë së plotë. Në të kundërtën, kudo dhe kurdo, dëgjohet një ligjërim i përçudnuar, i egër, primitiv dhe jashtë konditave të qytetërimit.
Zavalani, në shkrimet e tij të shumta, fliste edhe për dobitë që kanë kombet që hyjnë vonë në vallen e qytetërimit, sepse, sipas tij, ata mund të përfitojnë nga eksperienca e popujve më të qytetëruar dhe kështu, mund t’i shkurtojnë etapat e evolucionit. Pse të mos mësojmë nga mendje të tilla, që t’i ndërrojmë kahet e zhvillimit tonë. Që të bëjmë këtë duhet të edukohemi dhe të mësojmë nga popujt e qytetëruar. Koha nuk ndalet që të na pret ne, derisa të kalojmë këtë moshë të stërzgjatur të foshnjërisë. Koha nuk na pret, prandaj të shqitemi nga mentaliteti primitiv dhe paragjykimet e cekëta dhe të marshojmë me vetëdije drejt një misioni të ri: edukimin, pa të cilin nuk ka përparim, lumturi dhe mirëqenie.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38