Flash News

KRYESORE

Ku ndodhet audiopërgjimi i plotë? Biba tregon institucionin ku është dorëzuar

Ku ndodhet audiopërgjimi i plotë? Biba tregon institucionin ku

Prej tre ditësh, politika po gëlon nga një tjetër debat i ‘nxehtë’, pas publikimit të një audio-përgjimi mes nënkryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, në 2014-ën lidhur me çështjen e pronave.

Sot, Biba foli para gazetarëve dhe insistoi sërish se materiali nuk është i plotë dhe nuk vërteton dot sipas tij se gjyqtarit nuk i ka bërë shantazh, por vetëm i ka kërkuar asistencë.

Por, ku ndodhet materiali i plotë i këtij përgjimi? Biba në përgjigje të gazetarëve tha se materiali me shumë gjasë i është dërguar gjykatës.

“Ai që e ka bërë këtë përgjim, ia ka dorëzuar gjykatës. Do shikoni qasjet morale të dy bashkëbiseduesve. Ndaj gjykata nuk e bëri publike asnjëherë, kjo tregon sa e parëndësishme është”, u shpreh Biba.

Të fundit