Flash News

KRYESORE

Ku ndodhet tani ministrja e Shëndetësisë, deputeti i PD: Në një mbledhje me dyer të mbyllura të fshehë situatën

Ku ndodhet tani ministrja e Shëndetësisë, deputeti i PD: Në

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka ngritur sërish shqetësimin e fshehjes së skandalit të bebeve që ndërrojnë jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Denoncimi është kryer që në krye të vitit, por skandali u ringrit sërish nga një investigim i Birn.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD Bardh Spahia shkruan se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po zhvillon aktualisht një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit e maternitetit me qëllim që të mbajë të fshehtë situatën.

“Aktualisht Ministrja e Shëndetësisë ndodhet në një mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit e maternitetit ‘Koco Gliozheni’.

Është e qartë që edhe mbas skandaleve të njëpasnjëshme dhe gjendjes dramatike në institucionet që ajo drejton, shqetësimi i vetëm i ministres është të mbajë të fshehtë situatën”,  shkruan deputeti.

Të fundit