Flash News

KRYESORE

 "Ku shkon ti, s’mbin më bari”, ish-deputeti i PS ironizon Arben Ahmetajn, ministri i fshin komentin

“Sot në Rrogozhinë, me strukturat e Partisë Socialiste”, është titulluar albumi me foto nga një aktivitet i organizuar gjatë fundjavës nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Ndërsa ka pasqyruar me foto, pjesë nga takimi në Rrogozhinë, ministri është thumbuar nga ish-deputeti socialist, Parid Cara.

"Ku shkon ti, nuk mbin bari... Ishallah Rrogozhina po del me sukses", shkruan ish-deputeti i PS, i cili ishte mandatuar gjatë periudhës 2013-2017.

Ky koment, duket se nuk është mirëpritur nga ministri Ahmetaj, i cili si duket e ka fshirë në radhën e komenteve.

Të fundit