Flash News

KRYESORE

“Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne”; gjyqtari reagon me poezi pas shkarkimit nga KPK

“Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne”; gjyqtari reagon

Gjyqtari i Durrësit, Ervin Metalla ka reaguar me anë të një poezie pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta shkarkuar nga detyra.

KPK e largoi nga detyra pasi rezultoi se Metalla kishte kryer një seri transaksionesh për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2007 në Tiranë. Ai e kundërshtoi vendimin e Komisionit dhe këtë pakënaqësi e ka shprehur edhe me një poezi.

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.

Të fundit