Flash News

KRYESORE

Ku do ta vendosë Basha veten? Dilema: Kryesimi i listave të Tiranës ose Elbasanit. Por, ka edhe një 'qark surprizë'

Ku do ta vendosë Basha veten? Dilema: Kryesimi i listave të

Listat janë në dorë të tij dhe pritshmëritë për Kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, janë që ai të rikthehet në parlament nëpërmjet kryeqytetit, ku ai siguroi edhe të parin mandat parlamentar në vitin 2005, në garën përballë një ministri socialist, në një zonë aspak të lehtë elektorale. Tirana përbën një tjetër histori suksesi në karrierën e tij politike, duke qenë se me votat e kryeqytetit ai u bë kryetar i Bashkisë duke mundur një Ramë në mandat të tretë, por gjithsesi kryetar fuqiplotë i një opozite të fortë në Kuvend dhe në nivel lokal.

Basha i thanë politiko.al burime pranë PD, është duke folur me ndihmësit e tij, edhe për mundësitë e kandidimit në krye të listës së qarkut të Elbasanit. Gjithashtu një histori suksesi, kur ai mori kryesimin e qarkut në vitin 2009 duke i dhënë së djathtës një rritje befasuese.

Sipas të gjitha gjasave, Basha do të zgjedhë mes dy qyteteve të mëdha të Shqipërisë së Mesme për të udhëhequr lëvizjen opozitare për rikthimin në pushtet, por ideja e një qarku në Jug të vendit ka hyrë në radarët e tij: Fieri.

Fieri është një 'territor i pamundur' për të djathtën, një zonë që sheh majtas politikisht, dhe ku PD nuk ka mundur të shënojë histori suksesi, edhe pse ndonjëherë ka pësuar rritje të lehta elektorale.

Kjo është një specifikë e Fierit, por edhe se është qarku që nxjerr numrin më të madh të deputetëve pas Tiranës. Nëse Basha vendos për Fierin, megjithëse me pak gjasa, ai i jep një mesazh sfide kundërshtarit, por edhe të vetëve, duke u hequr mundësinë e ankimimeve për 'vendet e vështira në listë' apo qarqet 'humbëse'.

Të fundit