Flash News

KRYESORE

Kualifikim historik i Laçit në Ligën e Europës, eliminon ekipin me buxhet 8 milion euro

Kualifikim historik i Laçit në Ligën e Europës, eliminon

Laçi ka kaluar në raundin e dytë para-eliminator të Ligës së Europës, pas fitores 1:0 ndaj skuadrës së njohur qipriote të Anorthosis Famagusta, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte humbur me shifrat 2:1.

Ishte minuta e 88-të, kur mbrojtësi Sefgjini dërgoi një kros në zonë, të cilin e gjuajti me kokë mesfushorit Myrto Uzuni, duke realizuar një gol mjaft të bukur.

Kualifikimi i ekipit kurbinas merr një tjetër vlerë duke marrë parasysh faktin se Anorthosis Famagusta është një ekip me buxhet 8 milion euro, ndërsa pjesë e skuadrës janë edhe disa lojtarë të njohur, si: Danijel Pranjiç (ish-futbollist i Bajernit të Mynihut), Zhoao Viktor (ish-lojtarë i Majorkës), Seku Cise (ish-sulmues i Fejnordit), etj.

Laçi do të ndeshjet në fazën e dytë me fituesin e çifiti Molde të Norvegjisë dhe Glenavon të Irlandës së Veriut.

Goli i Uzuni on Vidnews.

Të fundit