Flash News

NDËRKOMBËTARE

Kualifikimet e jashtëzakonshme që supermarketi kërkon për pozicionin e kasierit, kthehen në përplasje politike

Kualifikimet e jashtëzakonshme që supermarketi kërkon për

Prej disa ditësh është hapur Panairi i Punës në Tiranë dhe disa kompani, kryesisht call center, ofrojnë vende pune, me fokus të rinjtë.

Por në rrjetet sociale është duke qarkulluar një letër ku bëhen të dituara kualifikimet që një supermarket kërkon nga kandidati për pozicionin e kasierit dhe shitësit.

Fillimisht kërkesat nisin me përcaktimin e moshës, ku nuk pranohet më shumë se 40 vjeç, për të “kërcyer” në kërkesa absurde si pasja e arsimit të lartë, apo njohja e gjuhës italiane.

Nisur nga këto kërkesa të çuditshme, partia LIBRA që drejtohet nga Ben Blushi ironizon Panairin e Punës, duke e konsideruar si “Panairi Rama-Meta” ku ka punë por jo profesionistë.

Të fundit