Flash News

KRYESORE

Kualifikimi i Skënderbeut, Ish-presidenti Berisha dhe presidenti Meta urojnë fituesit: Na bëtë të gjithëve krenarë!

Kualifikimi i Skënderbeut, Ish-presidenti Berisha dhe presidenti Meta

Skënderbeu u kualifikua dje në grupet e Europa League duke eleminuar Dinamon e Zagrebit. Korçarët barazuan 1-1 në Kroaci dhe 0-0 në Elbasan duke prerë biletën e kualifikimit. Sot në mesditë korçarët do të mësojnë 3 kundërshtarët që do kenë në grupe. Shumë urime ka marrë skuadra pas fitores. Ka reaguar ish-presidenti Sali Berisha, i cili shkruan në FB, “Sonte nata e Skenderbeut, ne grupet e Europa League! Urimet me te perzemerta ekipit, fitore te tjera!! sb”. Edhe Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e Skëndërbeut për kualifikimin në fazën e grupeve Europa Leaugue. Në një postim në fb, Meta shkruan: “Urime Skënderbeut për këtë sukses të merituar! Skënderbeu me kurajo skualifikoi një skuadër të madhe si Dinamo e Zagrebit. Skënderbeu na bëri të gjithëve krenarë sot. Urime për më tej!”

Bardhekuqtë e Ilir Dajës rrezikojnë të përballen me ekipe të mëdha si Milani apo e Ajaxi, ndërkohë që pjesë e ekipeve kurndërshtare është edhe Partizani i Beogradit. Emra të tjerë të frikshëm për Skënderbeun janë edhe Marsejë, Salzburg, apo Dinamo Kiev. Të shohim çfarë do i servirë fati korçarëve.

Të fundit