Flash News

KRYESORE

Kualifikimi në çerekfinale, Gentian Zenelaj publikon foton simbolike: Pse do isha i lumtur nëse Kroacia fiton Botërorin

Aktori i njohur i humorit, i cili aktualisht është njëri nga drejtuesit e emisionit “Stop” në tv Klan, Gentian Zenelaj jo vetëm ka ndjekur me interes ndeshjet e kampionatit botëror, por edhe ka qenë një komentues aktiv i tyre në rrjetet sociale.

Zenelaj komentoi mbrëmë vonë përfundimin e përballjes së Kroacisë me Danimarkën. Një ndeshje e gjatë mund të themi, e cila në fund u mbyll me fitoren e Kroacisë, e cila kalon automatikisht në çerekfinale.

Zenelaj publikon foton e lojtarëve të Kroacisë, si dhe të ish presidentit kroat, Stipe Mesiç, i cili bën simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa ndodhej disa muaj më parë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë.

“Jam i lumtur për Kroacinë...sigurisht një kupë bote në Ballkan do ishte një gjë shumë e madhe..shumë e madhe..por jam i lumtur se me të vërtetë mendoj që Kroatët janë një popull vëlla me shqiptarët...”, shkruan Genti  në ‘Facebook’.

Të fundit