Flash News

KRYESORE

‘Kudo një ndjenjë kundërshtie ndaj politikave të “gatuara” nga Vuçiç, por të servirura nga Rama në shqip’/ Ish-deputeti tregon përshtypjet nga Tetova, Shkupi dhe Prishtina

‘Kudo një ndjenjë kundërshtie ndaj politikave të

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” tregon për pjesëmarrjen në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.

Shehu shkruan se politikat që po ndjek Edi Rama në Shqipëri kanë bërë që të humbasë besimi i shqiptarëve.

Ai tregon edhe përshtypjet e miqve të tij në Shkup, Tetovë e Prishtinë për nismën e mini-shengenit të Ballkanit, teksa thotë se ndenja e kundërshtisë ndaj politikave të Ramës dhe Vuçiç ishte e pranishme kudo.

“Kudo gjeta nje ndjenje te thelle kundershtie ndaj politikave ndesh interesave tona, denigruese per Kosoven e demtuesese per integrimin tone te “gatuara” nga Vucici, por te servirura nga Rama ne shqip.

Ndjehej kudo nje indinjate e thelle ndaj Rames per “gjellet” qe po ofron, per fyrjet e tij te renda ndaj sakrificave te Kosoves, per perbuzjen qe ai tregoi ndaj liderave te saj, ne krah te Vucic”, thekson Shehu.

Postimi i Tritan Shehut:

Pasoje e rende te politikave e qendrimeve te Rames, humbja e besimit te shqiptareve kudo ku jane tek Shqiperia e tek Shteti shqiptar.

Keto dite isha ne Shkup per te marre pjese ne Kongresin e BDI te Ali Ahmetit.

Realizova nje intervite te gjate ne Tetove te Klan Macedonia me gazetarin e njohur Seladin Xhezairi, qe do te transmetohet neser ora 16.00.

Ndersa ne Shkup, Prishtine e Tetove pata rastin te bisedoj me miq e kolege te politikes.

Kudo gjeta nje ndjenje te thelle kundershtie ndaj politikave ndesh interesave tona, denigruese per Kosoven e demtuesese per integrimin tone te “gatuara” nga Vucici, por te servirura nga Rama ne shqip.

Ndjehej kudo nje indinjate e thelle ndaj Rames per “gjellet” qe po ofron, per fyrjet e tij te renda ndaj sakrificave te Kosoves, per perbuzjen qe ai tregoi ndaj liderave te saj, ne krah te Vucic.

Fatkeqesisht i gjithe ky skenar makbethian i Rames ndaj kombit tone, ndjeshem po krijon nje mosbesim te thelle edhe te shqiptareve jashte kufijeve te Shqiperise ndaj Shtetit tone, gje qe rrezikon te kete pasoja te renda e te gjata per kombin tone, unifikimin e tij, dinjitetin e rolin e tij ne Rajon e me gjere.

Të fundit