Flash News

KRYESORE

Kufijtë/ Berisha komenton qëndrimin e Merkel dhe ‘thumbon’ Hashim Thaçin: Mori përgjigjen e merituar

Kufijtë/ Berisha komenton qëndrimin e Merkel dhe ‘thumbon’

Ditën e djeshme, kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Këtë ne nuk mund ta bëjmë. Integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim përherë sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë”, u shpreh Merkel.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka përcjellë që në nisje të debatit të njëjtën linjë mendimi, ka komentuar qëndrimin e Merkel dhe e cilëson si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon.

Reagimi i Berishës:

Një qëndrim për t’u përshëndetur!

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroi qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, zhbërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një zhbërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vetë Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë.

Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe provokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan. sb

Të fundit