Flash News

KRYESORE

Kufijtë Kosovë-Serbi, Meta ndryshe nga Rama: Roli ynë vetëm mbështetës, nëse ndërhyjmë cenojmë institucionet kosovare

Kufijtë Kosovë-Serbi, Meta ndryshe nga Rama: Roli ynë vetëm

Presidenti Ilir Meta ka prekur çështjen e bujshme të ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Duke folur në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik” , Meta kritikoi faktorin shqiptar që ndërhyn në këtë debat, pasi sipas presidentit roli i Shqipërisë duhet të jetë vetëm mbështetës.

“Nuk vizatohen kufijtë  aq kollaj. Ne e dimë mirë se çfarë ndodhi në Ballkan. Ne e dimë se sa marrëdhënie vëllazërore ka Mali i Zi me Kosovën, që ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast dua të bëj të qartë si president i Shqipërisë se pozicioni im është ky dhe ka qenë  mbi 20 vite. Ne mund të çojmë më shumë trupa në Afganistan dhe Letoni, por faktori ynë është të jetë faktor stabiliteti. Ne i kemi të gjitha mundësitë siç e kemi treguar që të jemi faktor stabilizues dhe europianizues. Nuk ka asnjë kufizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, por kur bëhet fjalë  për dialog Kosovë-Serbi, Shqipëria është mbështetëse e procesit të dialogut. Në rastet kur çdo aktor ndërhyn, kjo cenon sovranitetin e institucioneve të Kosovës. Shqipëria e ka njohur republikën e Kosovës, dhe kjo të thotë që të respektojmë institucionet e Kosovës në dialogun me Serbinë

Nuk duhet të zbehim atë rol pozitiv që duhet të ketë Shqipëria. Detyra jonë është të nxisim konsensusin, koordinim me SHBA dhe BE”, u shpreh Meta ndër të tjera.

Ndryshe nga Meta, kujtojmë se kryeministri Edi Rama është përfshirë disa herë në debatin e kufijve, duke e cilësuar edhe si diçka të natyrshme.

Të fundit