Flash News

KRYESORE

Kufijtë Kosovë-Serbi/ Spahiu për Petrisch: Diplomatët që shesin vlerat e BE-së për t’u bërë lobistë me pagesë janë turpi i Europës

Ambasadori Wolfgang Petritsch korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi nuk e sheh si një rrezik për stabilitetin. Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, në një reagim të Facebook shprehet se diplomatë të tillë, që shesin vlerat e BE për t’u berë lobistë me pagesë janë turpi i Europës.

Reagimi i Përparim Spahiut:

Europa që duam nuk mund të ketë moralin e Petrisch !!!

Ambasadori Wolfgang Petrisch, ish i dërguar special i BE në Kosovë, ka qenë deri përpara pak kohësh një mbrojtës i flaktë dhe mjaft i argumentuar i integritetit territorial të Kosovës.

Por po ky Petrisch, që thoshte të tjera gjëra dikur për kufijtë e Kosovës dhe paprekshmërinë e tyre, tani thotë pikërisht të kundërtën.

Diplomatë të tillë, që shesin vlerat e BE për tu berë lobistë me pagesë janë turpi i Europës.

Keta boll të mbushin xhepat në pleqëri, paçka se i fryjnë zjarrit të luftës në Ballkan.

Mirënjohje gazetës së mirënjohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, që na tregoi se Petrisch punon me studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner” për qeverinë serbe dhe tashmë është e qartë për të gjithë pse i gëlltiti paturpësisht parimet dhe fjalët e thëna më parë z.Petrisch.

Europa e Petrisch & co, që shesin e blejnë parimet brenda natës sipas oreksit të klientit te radhës, nuk është Europa që duam.

Europa që duam është vetëm ajo e parimeve të mëdha të demokracisë!

Të fundit