Flash News

KRYESORE

Kufiri detar me Greqinë, Rama ironizon pas akuzave për mungesë transparence: Hapu det se ka dalë të të mbrojë Lulzimi

Kufiri detar me Greqinë, Rama ironizon pas akuzave për mungesë

Pas deklaratës së PD lidhur me çështjen e detit teksa flitet për marrëveshje me Greqinë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili u akuzua nga opozita për mungesë transparence.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama ka ironizuar kreun e PD, teksa shkruan se detin ka dalë ta mbrojë Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i ramës:

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruam Rama në tëitter.

Të fundit