Flash News

KRYESORE

"Kufiri i ujrave detar me Greqinë", Basha: Rama u rikthye te propozimi im para 10 viteve

"Kufiri i ujrave detar me Greqinë", Basha: Rama u rikthye te

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama u kthye te propozimi i tij para 10 viteve me deklaratën që bëri dje në Athinë, lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.

Basha tha se çështja t’i drejtohemi gjykatës së Hagës apo një pale tjetër, ndërsa shtoi më tek se kreu i qeverisë ça thotë në mëngjes, nuk thotë në darkë, lidhur me këtë çështje.

Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh, që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe propozimi që çështja, t’i drejtohemi gjykatës së Hagës, apo një pale tjetër. Rama ca thotë në mëngjes nuk thotë në darkë, fillimisht tha është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje, më pas tha se nuk ka ku zgjerohet, më pas tha nuk do të zgjerohet pa marrëveshje, dhe dje tha do ta çojmë në gjykatë. Dje u kthye te propozimi im para 10 viteve. Edi Rama njihet për propagandën. Rama u kthye te propozimi im” tha Basha në "Opinion".

Kujtojmë se dje, gjatë eventit të organizuar nga "The Economis", Rama tha nga Athina se është më mirë të merret mendimi i një pale të tretë lidhur me caktimin e kufiriti detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, por kjo u kundërshtua nga ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis.

Të fundit