Flash News

KRYESORE

Kufizimet deri të hënën, Policia e Shtetit del me tjetër sqarim: Nuk do lejohet as shitja në markete  

Kufizimet deri të hënën, Policia e Shtetit del me tjetër

Duket se qytetarët nuk kanë qenë shumë të qartë lidhur me kufizimet e reja të vëna në zbatim nga sot në orën 13.00.

Sipas Policisë së Shtetit deri të hënën në orën 05.00 nuk do lejohet as shitja në markete e supërmarkete, por vetëm qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore.

“Nisur nga pyetjet e shumta drejtuar Policisë së Shtetit nëpërmjet adresave zyrtare të vëna në dispozicion të qytetarëve, sqarojmë se:

Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por NUK lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara.

Për të gjithë ata që kanë një emergjencë shëndetësore, duhet të njoftojnë 112 dhe 129  duke dhënë arsyen e lëvizjes dhe itinerarin, targën e automjetet dhe të personit që do shkojë në spital për ndihmë mjekësore”, sqaron sërish policia.

https://politiko.al/nga-mesdita-asnje-levizje-deri-te-henen-policia-e-shtetit-kush-perjashtohet-nga-ky-urdher/

Të fundit