Flash News

KRYESORE

Kufizimi i liri-daljes, regjisori revoltohet me Ramën: Po jetojmë më keq se në burg

Në emisionin ‘Shqipëria Live’, në Top Channel ishte i ftuar regjisori Kastriot Çipi. Në studio u fol nëse masat e marra nga qeveria, nëse janë të duhurat apo të ekzagjeruara.

Regjisori Çipi nuk e fshehu indinjatën për vendimet  e kryeministrit Rama dhe e krahasoi situatën me jetesën në burg. Ai argumentoi se masat janë të ekzagjeruara dhe se dyndja e njerëzve për shkak të ngushtimit të orarit të lëvizjes sjell rrezik më të madh infektimi.

Regjisori nuk la pa përmendur edhe faktin se shumë personave të sëmurë u rekomandohet të ecin për shkak të një problemi të caktuar shëndetësor, gjë që po ju privohet.

 “Nëse fëmija im do të ishte në një krim dhe do të ishte në burg, do të kishte tre orë ajrim në burg, por fëmija im nuk e ka këtë të drejtë. Ai duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të qëndroj mbyllur pa vendim gjykate, edhe pse s’ka bërë asnjë krim. Në fashat e ngushtuara orare, është më shumë e mundur që personat të infektohen, sepse ka shumë dyndje. Maska duhet të ishte që ditën e parë rregull, nëse nuk mbajnë maskën keni gjobë. Në Shqipëri është e ndaluar të futesh në det, ç’lidhje ka kjo me masat kundër virusit. Në Shqipëri ka njerëz jashtë burgut që jetojnë më keq sesa në burg. Në burg, ke strehë, shtrat televizor në dhomë, ke të drejtën e takimeve speciale. Ke të drejtë të dalësh dy orë në ajrim. Nëna ime vuan nga hipertensioni, ka nevojë të lëvizë, kur të dalë ajo kur t’i mbushet mendja Edi Ramës?”, tha regjisori.

Të fundit